ZYRTARE: Feronikeli siguron shërbimet e Argjend Bardhit

Argjend Bardhi është zyrtarisht lojtar i Feronikelit.

Sport

13/08/2020 20:42

Mesfushori Argjend Bardhi ka vendosur që të vë firmën e tij në kontratën me skuadrën e Feronikelit, përcjell lajmi.net.

Bardhi shihet si një përforcim i duhur nga krerët e klubit, pasi mesfusha besohet të ketë nevojë për përmirësime.

Lojtari për faqen zyrtare të Feronikelit ka premtuar se do të bëjë maksimumin në secilën ndeshje që i jepet mundësia.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Feronikelit, ku mund t’i gjeni edhe fjalët e Bardhit.

Mesfushori, Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferi më i ri i klubit nga Drenasi.

Bardhi tashmë i njohur për fansat tanë, rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën në sezonin e ri.

Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin duke ofruar emra të mëdhenjë të futbollit, e ndër ta edhe Bardhin.

Argjend Bardhi ka folur edhe për faqen e klubit, duke thënë premtuar maksimumin e tij në secilën ndeshje.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për faqen e klubit. /Lajmi.net/