ZYRTARE: Fazio – Roma, deri më 2021

Federico Fazio ka konfirmuar të ardhmen e tij te klubi i Romës.

Sport

20/08/2019 15:35

Roma ka njoftuar se Federico Fazio ka vazhduar kontratën me klubin deri më 30 qershor, 2021.

Mbrojtësi argjentinas erdhi në Romë më 2016 dhe gjatë tri sezoneve në Stadio Olimpico ka bërë 135 paraqitje duke realizuar 11 gola, transmeton lajmi.net.

“Është kontrata ime e dytë e vazhduar dhe ndihem shumë i lumtur”, deklaroi Fazio.

“Nga dita e parë, Roma më ka bërë të ndihem plot besim për të cilin ka nevojë një futbollist. E ndjej nga ana e të gjithë atyre që punojnë në Trigoria, ku kam dëshirë të qëndroj për një kohë të gjatë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/