ZYRTARE: Everton transferon Andre Gomes nga Barça

Everton ka nënshkruajtur me Andre Gomes nga Barcelona për një shumë prej 25 milionë eurove.

Sport

25/06/2019 23:00

Mesfushori portugez ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare në ‘Goodison Park’ për t’u bërë transferi i dytë i verës pasi portieri i Huddersfield Town Jonas Lossl u bashkua me klubin si transferim i lirë.

Gomes kaloi sezonin e kaluar në huazim te ‘Toffees’, duke bërë 29 paraqitje në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur të nënshkruaj kontratën me Evertonin – nuk ishte e vështirë të vendosja, ishte një vendim i lehtë dhe unë jam shumë i lumtur që e kam bërë “, tha Gomes për faqen të Everton.

”E di se klubi bëri një përpjekje të madhe për të nënshkruar me mua dhe jam shumë i lumtur dhe mirënjohës ndaj tyre”, ishin fjalët e para të portugezit.

Andre Gomes u bashkua me Barcelonën nga Valencia në vitin 2016, pak kohë pasi ndihmoi Portugalinë të fitonte Euro 2016. /Lajmi.net/