ZYRTARE: Evans prezantohet nga Leicester City

Johny Evans është transferuar në Leicester City.

Sport

08/06/2018 11:40

Johny Evans është futbollist i ri i Leicester Cityt.

“Foxes” kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit, në kontratë trevjeçare nga West Bromwich Albion.

Evans, 30 vjeç është përforcimi i dytë nga Leicester City, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri Claude Puel para tij solli mbrojtësin e Portos, Ricardo Pereira. /Lajmi.net/