ZYRTARE: Eriksen lojtar i Interit

Pasi kërkoi një largim që nga vera e kaluar, Christian Eriksen më në fund është larguar nga Tottenham dhe nënshkroi për Inter për një tarifë të raportuar rreth 20 milionë euro.

Sport

28/01/2020 14:11

Mesfushori danez, 27 vjeç, iu bashkua Spurs nga Ajax në vitin 2013 për 11.5 milionë.

Ai ka bërë 304 paraqitje për klubin gjatë shtatë sezoneve të fundit, duke shënuar 69 gola, transmeton lajmi.net.

Pasi përfundoi finalen e Ligës së Kampionëve me Spurs qershorin e kaluar Eriksen pranoi se ai “do të donte të provonte diçka të re”.

Eriksen ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Zikaltërit.

Ky ishte nënshkrimi i tretë i Inter në janar, pas Ashley Young dhe Victor Moses. /Lajmi.net/