ZYRTARE: Endrit Hysenagolli largohet nga KB Bashkimi

KB Bashkimi ka njoftuar se reprezentuesi i Shqipërisë, Endrit Hysenagolli është larguar nga skaudra.

Sport

26/02/2021 18:24

Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën në Shqipëri, transmeton lajmi.net.

KB Bashkimi ka njoftuar përmes rrjetit të tyre social, Facebook, që klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Hysenagollin.

Arsyeja sipas KB Bashkimit, thuhet të jetë vet kërkesa e lojtarit për tu rikthyer në Shqipëri. Hysenagolli ishte njëri nga protagonistët kryesorë tek Bashkimi, ai u shpall MVP i javës së 17-të të Superligës në basketboll këtë sezon.

Klubi i Bashkimit e ka falënderuar dhe i ka uruar suksese Hysenagollit në të ardhmen./Lajmi.net/