ZYRTARE: Ekipi i njohur rikthehet në Superligë

Edhe zyrtarisht Vushtrria do të jetë pjesë e Superligës për edicionin 2019/20.

Sport

12/05/2019 19:22

Pavarësisht humbjes nga Dukagjini, ekipi i udhëhequr nga Samuel Nikaj e siguroi edhe matematikisht plasmanin në kampionatin elitar të Kosovës.

Vushtrria tubon 63 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Besa në vendin e tretë ku kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, shkruan lajmi.net.

Ekipi tjetër që është në rrugë të mirë për ta siguruar pjesëmarrjen në Superligë edicionin e ardhshëm është Dukagjini nga Klina, që ka 59 pikë në vendin e dytë.

Klubi i Vushtrrisë do organizojë një festë në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, në ‘Ferrki Aliu’. /Lajmi.net/