ZYRTARE: Egjipt – Uruguaj, lajm i keq nga Salah

Federata e Futbollit të Egjiptit ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të luajë nga minuta e parë ndaj Uruguajit.

Sport

15/06/2018 12:32

Mohamed Salah nuk do të luajë në formacionin bazë të Egjiptit për ndeshjen ndaj Uruguajit.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të luajë nga minuta e parë.

Salah duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Egjipti dhe Uruguaji takohen sot në duelin e tyre të parë në Grupin A të Kampionatit botëror 2018. /Lajmi.net/