Zyrtare: Edhe Juan Mata largohet nga Man United

Manchester United ka konfirmuar largimin e tretë nga skuadra.

Sport

02/06/2022 11:30

Pas Paul Pogba së fundmi, edhe Juan Mata do të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Lojtari spanjoll do të mbetet pa kontratë dhe palët nuk kanë parë të arsyeshme të arrihet marrëveshje e re, përcjell lajmi.net.

Lajmin për largimin e Mata e ka konfirmuar faqja zyrtare e Man United.

34 vjeçari ishte pjesë e Man United që nga viti 2014. Ai luajti 285 ndeshje me ‘Djajtë e Kuq’.

Mata ikën nga ‘Old Trafford’ me 51 gola të shënuara dhe katër trofe të fituar. /Lajmi.net/