ZYRTARE: Edhe Inter konfirmon largimin nga Superliga Evropiane

Inter ka konfirmuar që nuk janë më pjesë e Superligës Evropiane.

Sport

21/04/2021 12:06

“Neurazzurët” ishin pjesë e 12 klubeve në Superligë, por tani gjithçka ka mbaruar, përcjellë lajmi.net.

Inter përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se klubi nuk është më anëtarë i Superligës.

“Inter konfirmon që klubi nuk është më anëtarë i Superligës. Ne gjithmonë dëshirojmë t’i japim tifozët eksperiencën më të mirë në futboll, që është pjesë e ADN-së tonë”, shkroi klubi në komunikatë.

Deri me tani, vetëm Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe AC Milan mbesin në Superligë./Lajmi.net/