ZYRTARE: Eden Hazard pensionohet nga kombëtarja

Eden Hazard ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij me kombëtaren. Kombëtarja e Belgjikës e mbylli Kupën e Botës 2022 në mënyrën më të keqe të mundshme, me grupin e lojtarëve që pësoi një çarje të madhe. Lojtarë të ndryshëm, përfshirë Eden Hazard, u përfshinë në një zënkë të madhe brenda dhomave të zhveshjes.…

Sport

07/12/2022 11:16

Eden Hazard ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij me kombëtaren.

Kombëtarja e Belgjikës e mbylli Kupën e Botës 2022 në mënyrën më të keqe të mundshme, me grupin e lojtarëve që pësoi një çarje të madhe.

Lojtarë të ndryshëm, përfshirë Eden Hazard, u përfshinë në një zënkë të madhe brenda dhomave të zhveshjes. Tani, Hazard ka vendosur të marrë një vendim të madh, përcjell lajmi.net.

Ylli belg ka bërë të ditur se nuk do të jap më kontributin e tij për skuadrën kombëtare.

“Një faqe mbyllet sot… Faleminderit për dashurinë dhe për përkrahjen e pashoq. Faleminderit për të gjithë kënaqësinë e ndarë që nga viti 2008. Vendosa t’i jap fund karrierës me kombëtare. Pasuesit tashmë janë aty. Do të më mungoni djelmosha”, ka shkruar Hazard.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e kombëtares së Belgjikës. /Lajmi.net/