ZYRTARE: Drita e shkarkon trajnerin

Drita ka mbetur pa trajner.

Sport

11/02/2019 12:08

Drita e ka shkarkuar nga posti i trajnerit Shpëtim Duro.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, skuadra gjilanase ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin e tyre.

“Pas eliminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardhekaltër”, ka bërë të ditur Drita, shkruan lajmi.net.

“FC Drita e falënderon profesorin Duro për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”, thuhet më tutje në njoftim. /Lajmi.net/