Zyrtare: Drita dhe mesfushori Namani ndajnë rrugët

Hamdi Namani nuk do të jetë më pjesë e Dritës së Gjilanit, pas një aventure katërvjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti Namani me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Namani dhe Drita kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës. “Dua të ju njoftoj që pas…

Sport

30/05/2023 14:37

Hamdi Namani nuk do të jetë më pjesë e Dritës së Gjilanit, pas një aventure katërvjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti Namani me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Namani dhe Drita kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës.

“Dua të ju njoftoj që pas nje periudhe 4-vjeçare të kaluar me klubin e Dritës, sot kam arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me marrevëshje të dyanshme”.

“Dua ta falënderoj klubin për gjithçka që më ka dhënë për këto vite, gjithashtu faleminderit të gjithë trajnerëve e stafit më të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve me të cilët kemi ndarë çdo emocion se bashku,  tifozët “Intelektualët” të cilet vazhdimisht kanë qenë mbështetja jonë e madhe dhe të gjithë atyre që kanë punuar në familjen bardhekaltër” – ka shkruar Namani në Facebook.

28-vjeçari para Dritës, karrierë për shumë vite ka bërë edhe te Llapi./Lajmi.net/