ZYRTARE: Drita ‘blindon’ Drilon Islamin për tre vite

Driton Islami ka rinovuar kontratën me nënkampionin e Kosovës, Drilon Islami.

Sport

10/06/2021 18:37

Islami ka nënshkruar kontratë edhe për tre vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Dritës pa ndërhyrje:

“Drilon Islami vazhdon me klubin

Drilon Islami njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub.

Dy vite më parë Driloni erdhi nga ekipi i Ferizajit si një talent i ri, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist tek ne.

Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte qdo minutë që treneri Nuhiu ja ipte për të fituar edhe më shumë besimin e trenerit.

Pas takimit që kishim mes drejtuesve të klubit dhe Drilonit, është arritur marrëveshja që Driloni të jetë me ne edhe për tre vitet e ardhëshme dhe ku pritet që Driloni të jep kontributin e tij në projektet e klubit.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua.

Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falenderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontriboj edhe më shumë për klubin”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Drita sot (e enjte) i rinovoi kontratën edhe Astrit Fazliut./Lajmi.net/