Zyrtare: Drin “makazze” Shaqiri nga Kosova zëvendëson jL te NAVI në skenën elitare të CS2
Organizata ukrainase Natus Vincere (NAVI) ka njoftuar se Justinas “jL” Lekavicius do të tërhiqet përkohësisht nga skena konkurruese e Counter-Strike, ndërsa vendin e tij në skuadrën kryesore do ta marrë talenti nga Kosova, Drin “makazze” Shaqiri. Makazze, i cili vjen nga radhët e NAVI Junior, është konsideruar prej kohësh si një nga talentet më premtues…

Sport
Organizata ukrainase Natus Vincere (NAVI) ka njoftuar se Justinas “jL” Lekavicius do të tërhiqet përkohësisht nga skena konkurruese e Counter-Strike, ndërsa vendin e tij në skuadrën kryesore do ta marrë talenti nga Kosova, Drin “makazze” Shaqiri.
Makazze, i cili vjen nga radhët e NAVI Junior, është konsideruar prej kohësh si një nga talentet më premtues të Counter-Strike 2.0 në Evropë. Lojtari 18-vjeçar nga Kosova ka shkëlqyer në akademinë e NAVI-së dhe tashmë i është dhënë mundësia e madhe për të debutuar në nivelin më të lartë të CS2. Ky lëvizje po shihet si një hap historik për një lojtar shqiptar në skenën ndërkombëtare të eSports, transmeton lajmi.net.
Në deklaratën zyrtare, NAVI tha se jL vendosi të marrë një pauzë për t’u fokusuar në mirëqenien e tij personale, teksa klubi po shqyrtonte opsione gjatë pushimit sezonal. Kjo krijoi hapësirën për promovimin e makazze, i cili ka fituar vëmendjen e analistëve dhe fansave për stilin e tij agresiv dhe vendosmërinë në lojë.
Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar të eSports, që po sheh gjithnjë e më shumë emra të rinj që depërtojnë në skenën globale./lajmi.net/
Update on the NAVI CS2 roster. pic.twitter.com/26QwtAnidt
— NAVI (@natusvincere) July 8, 2025