ZYRTARE: Dortmund prezanton transferimin e radhës

16:13 | 22 Maj 2019

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar edhe transferimin e tretë pas përfundimit të sezonit 2018/2019 në Bundesligë.

Skuadra nënkampione gjermane, ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen, për transferimin në ‘Signal Iduna Park’ mesfushorin ofensivë, Julian Brandt.

Dortmund përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar për transferimin e 23 vjeçarit.

Brandt është transferimi i tretë i Dortmundit këtë verë, pas Nico Schulz të Hoffenheim dhe Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach.

Vlen të ceket se Brandt është 23 vjeçar, dhe në 165 paraqitje për Bayer Leverkusen ka shënuar 34 gola.

Ai po ashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Gjermanisë, për të cilët ka zhvilluar 24 ndeshje./Lajmi.net/