Zyrtare: Domenico Tedescon është trajneri më i ri i Belgjikës

Domenico Tedescon është trajneri më i ri i Belgjikës. Pasi që mbeti pa trajner që prej eliminimit nga Kupa e Botës, Kombëtarja e Belgjikës ka vendosur se kush do të jetë zëvendësuesi i Roberto Martinez. Bëhet fjalë për Domenico Tedescon, i cili veçse e ka nënshkruar kontratën e tij me kombëtaren belge, transmeton lajmi.net. Ish-trajneri…

Sport

09/02/2023 10:27

Domenico Tedescon është trajneri më i ri i Belgjikës.

Pasi që mbeti pa trajner që prej eliminimit nga Kupa e Botës, Kombëtarja e Belgjikës ka vendosur se kush do të jetë zëvendësuesi i Roberto Martinez.

Bëhet fjalë për Domenico Tedescon, i cili veçse e ka nënshkruar kontratën e tij me kombëtaren belge, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri i RB Leipzigut dhe Schalkes është zëvendësuesi i Martinez, ku ky i fundit morri drejtimin e Kombëtares së Portugalisë./Lajmi.net/