ZYRTARE: Dion Miftari transferohet te Llapi

Llapi ka kompletuar transferimin e radhës.

Sport

09/06/2021 15:43

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Dion Miftaraj, që iu bashkua klubit si përforcim për garat evropiane, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Llapit:

“Dion Miftari bashkohet me Llapin!

Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri.

Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vie si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit”, shkroi klubi në Facebook.

Kujtojmë, se Llapi do marrë pjesë në Conference League në edicionin e ardhshëm./Lajmi.net/