Zyrtare: Diogo Jota rinovon kontratën me Liverpool
Liverpool ka arritur marrëveshje me Diogo Jota. Ylli portugez, Jota ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Liverpool, bën të ditur faqja zyrtare e klubit, përcjell lajmi.net. Thuhet se Jota ka nënshkruar një kontratë ‘afatgjate’ me ‘Reds’, për të zgjatur kontratën që e firmosi në vitin 2020, kur transferohej nga Wolverhampton. “Jam krenar,…

Sport
Liverpool ka arritur marrëveshje me Diogo Jota.
Ylli portugez, Jota ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Liverpool, bën të ditur faqja zyrtare e klubit, përcjell lajmi.net.
Thuhet se Jota ka nënshkruar një kontratë ‘afatgjate’ me ‘Reds’, për të zgjatur kontratën që e firmosi në vitin 2020, kur transferohej nga Wolverhampton.
“Jam krenar, duhet të them. Dukshëm, prej kur erdha këtu dy vite më parë, unë e gjeta veten mirë si lojtar i rëndësishëm në këtë skuadër – kjo është çfarë doja qysh nga fillimi”, ka thënë Jota.
“Tani, nënshkrimi i një kontrate afatgjate, është e qartë nga perspektiva e klubit dhe dëshmi në besimin që kanë në mua si lojtar. Për mua, qartë është përshtatje e mirë dhe do të jem këtu për disa kohë”, shtoi portugezi. /Lajmi.net/