ZYRTARE: Dënohet rëndë KB Rahoveci

Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka vendosur të dënojë KB Rahovecin, për incidentet e fundit në finalen e Play Off kundër KB Prishtinës.

Sport

14/05/2019 17:40

Kryeqytetasit në palestrën ‘Mizair Isma’ javën e kaluar kanë shënuar fitoren e tretë në fazën Play Off, për t’u shpallur kampion të Kosovës.

Kjo përballje solli disa incidente të rënda, si hyrja e një tifozi në parket, që sulmoi lojtarët e KB Prishtinës.

Dënimet për KB Rahovecin:

KB Rahoveci dënohet me 100€ shkaku i shërbimit të dobët të kujdestarisë.

KB Rahoveci dënohet me 500€ për shkak të hedhjeve të gjësendeve të forta.

KB Rahoveci dënohet me 300€ për shkak të hyrjes së personave jozyrtarë në fushë.

KB Rahoveci dënohet me 1000€ dhe 2 ndeshje pa shikues për shkak të tentimit të sulmit fizik ndaj personave zyrtarë.

Deshon Minnis dënohet me 400€ për shkak të gabimit teknik dhe përjashtimit nga loja,Fred Richadsondënohet me 300€ për shkak të përjashtimit nga loja.

TOTALI : 2600€

Këto dënime janë shqiptuar nga FBK për ndeshjen e fundit finale mes KB Rahoveci dhe KB Prishtina./Lajmi.net/