ZYRTARE: Dënohet gjyqtari i ndeshjes, Fiorentina – Inter

Rosario Abisso është dënuar nga Federata e Futbollit të Italisë.

Sport

26/02/2019 10:45

Gjyqtari i Serie A, Rosario Abisso, nuk do të ketë të drejt të referojë ndeshje deri më 24 mars.

Gjyqtari kishte bërë një gabim gjatë ndeshjes Fiorentina – Inter, që përfundoi me rezultat, 3:3, përcjell lajmi.net.

Beppe Marotta e ka akuzuar sicilianin se ka bërë gabime trashanike në atë ndeshje, ku më pas ka pasuar dënimi.

Abisso kishte akorduar penallti për Fiorentinën në kohën shtesë, edhe pse topi e kishte goditur në qafë Danilo D’Ambrosion.

Referi nuk kishte shkuar që të konsultohej në VAR, andaj kjo ka bërë që dënimi të rritet edhe më shumë. /Lajmi.net/