ZYRTARE: De Paul kompleton transferimin te Ateltico Madrid

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mesfushorit De Paul nga Udinese.

Sport

12/07/2021 19:08

Pas shkëlqimit në Seria A dhe në Kupën e Amerikës me Argjentinën, De Paul është prezantuar si lojtar i “Los Rijoblancos”, shkruan lajmi.net.

De Paul ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe këtë e konfirmoi klubi madrilen përmes një komunikate.

“Atletico Madrid dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për transferimin e Rodrigo de Paul. Argjentinasi ka kryer testet mjekësore dhe nënshkruar kontratë pesëvjeçare”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Ateltico për De Paul do paguajë plotë 35 milionë euro./Lajmi.net/