ZYRTARE: De Jong me skuadër të re (FOTO)

Nigel de Jong do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

03/02/2016 17:30

Skuadra e LA Galaxy e ka zyrtarizuar transferimin e Nigel de Jong, përcjell Lajmi.net.

Mesfushori holandez u transferua si lojtar i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Milanin para disa ditësh.

Ai te LA, do të luajë përkrahë lojtarëve të njohur si Steven Gerrard, Robie Keane dhe Ashley Cole.