Zyrtare: Dardan Berisha kthehet te Sigal Prishtina

Dardan Berisha është rikthyer te Sigal Prishtina.

Sport

17/10/2015 23:12

Lajmin për rikthimin e basketbollistit në Prishtinë, e ka bërë të ditur vetë klubi ‘bardhekaltër’, përmes një njoftimi, transmeton Gazeta Express

“Basketbollisti më i mirë shqiptar, Dardan Berisha, është rikthyer te bardhekaltrit pas disa muajve të kaluar te skuadra e Cibonës nga Zagrebi. Në këto momente drejtori gjeneral Florian Miftari së bashku me ish drejtorin sportiv Luan Maloku arritën marrëveshjen me Dalin”.

“Ashtu edhe siç kishte premtuar ai u kthye! Mirë se rikthehesh MVP!”, shkruan në njoftimin e klubit basketbollistik të Prishtinës