ZYRTARE: Dallku me stafin e tij teknik vazhdojnë edhe për një vit tek Dukagjini

Armend Dallku do të jetë në krye të skuadrës nga Klina, Dukagjinit të paktën edhe për një vit.

Sport

09/06/2021 17:58

Dallku dhe stafi i tij teknik kanë nënshkruar marrëveshje për të vazhduar në krye të skuadrës nga Klina, Dukagjinit të paktën edhe për një vit tjetër, shkruan lajmi.net.

Tekniku kosovar ishte njëri nga më meritorët e rikthimit të Dukagjinit në Superligë, ku përpos suksesit në ligë arriti edhe në finalen e Kupës së Kosovës ku u mposht nga KF Llapi.

Dukagjini ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook se Dallku dhe stafi i tij kanë pranuar zgjatjen e kontratave edhe për një vit.

Bashkë me Armend Dallkun edhe për një vit do të jenë ndihmësit e tij, Artan Luzi dhe Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe tajner i grupmoshave të reja./Lajmi.net/