ZYRTARE: Covid-19 shpërthen te Tottenham, shtyhet ndeshja e Conference League ndaj Rennes

Tottenham Hotspur do ta ketë të pamundur ta luajë ndeshjen e UEFA Conference League.

Sport

08/12/2021 22:08

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka njoftuar se nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Stade Rennais, përcjell lajmi.net.

Te londinezët ka shpërthyer Covid-19. Antonio Conte konfirmoi sot 13 raste pozitive te skuadra e Spurs.

“Ne mund të konfirmojmë se ndeshja jonë në kuadër të UEFA Conference League, në grupin G, kundër Stade Rennais, në shtëpi, nuk do të luhet nesër, pas numrit të madh të rasteve me Covid-19 në klubin tonë”, thuhet në faqen zyrtare të Tottenham.

Edhe sonte ka pasur një ndeshje të shtyrë në Champions League, por jo për arsyet e njëjta.

Atalanta dhe Villarreal nuk zhvilluan dot ndeshjen sipas orarit, si pasojë e borës së madhe. /Lajmi.net/