ZYRTARE: Conor McGregor dhe Dustin Poirier do ndeshen përsëri

Më 10 korrik të këtij viti është caktuar meçi mes Poirier dhe McGregor.

Sport

03/04/2021 08:23

Dustin Poirier ishte i gatshëm qysh më herët për të zhvilluar këtë ndeshje, me ç’rast edhe ka nënshkruar kontratën i pari, transmeton lajmi.net.

Kjo tani do të jetë një nga trilogjitë më të përfolura të MMA dhe mungoi nënshkrimi i irlandezit.

Më 24 janar, McGregor ishte mposhtur nga Dustin Poirier, i cili iu kishte revanshuar për humbjen që irlandezi ia kishte shkaktuar shtatë vite më parë./Lajmi.net/