ZYRTARE: City ia vazhdon kontratën Walkerit

Manchester City ka shpërblyer me kontratë të re mbrojtësin Kyle Walker.

Sport

19/06/2019 16:17

Kyle Walker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, duke e vazhduar aktualen për dy vite, ku do të përfitojë rreth 150 mijë funte.

29 vjeçari ishte transferuar te Manchester City në verën e vitit 2019 nga Tottenham Hotspur, për 55 milionë euro.

Skuadra e Pep Guardiolas dëshiron të mbrojë titullin e Premierligës, dhe ka vendosur t’u vazhdojë kontratat lojtarëve kryesor.

Walker për krahun e djathtë këtë sezon do të ketë një konkurrencë të fort, pasi Manchester City janë pranë finalizimit të marrëveshjes me Juventusin për Joao Cancelo./Lajmi.net/