Zyrtare: Christophe Galtier, trajneri i ri i PSG

Paris Saint Germain ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Sport

05/07/2022 14:11

Pak minuta pasi kanë njoftuar për largimin e Mauricio Pochettino, PSG ka njoftuar zëvendësuesin.

Në një konferencë për shtyp, Christophe Galtier është zyrtarizuar si trajner i ri i PSG, përcjell lajmi.net.

Trajneri është shprehur i lumtur për mundësinë që t’i bashkohet këtij klubi, duke falënderuar edhe presidentin Naser Al-Khelaifi për besimin.

Galtier pritet të bëjë ndryshime të mëdha taktike te skuadra e PSG. /Lajmi.net/