Zyrtare: Chiellini transferohet në Amerikë, te Los Angeles
Giorgio Chiellini do të luajë në Amerikë, te Los Angeles sezonin e ardhshëm.

Sport
Chiellini ka konfirmuar se i është bashkuar LAFC si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin.
37 vjeçari publikoi në rrjetet sociale një video të shkurtër ku shihet i veshur me një fanellë e Los Angeles.
Chiellini etiketoi klubin MLS në postim me titullin: “Kapitulli tjetër”.
Ai i bashkohet emrave si Andrea Pirlo, Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic si yje që kanë luajtur në Amerikë në pesë vitet e fundit./Lajmi.net/
The Next Chapter@LAFC pic.twitter.com/AV4ITgDfx3
— Giorgio Chiellini (@chiellini) June 13, 2022