ZYRTARE: Chelsea transferon Costan

Diego Costa është përforcimi më i ri i Chelseat. Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar me klubin anglez, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Blues dhe Atletico Madridit.

Sport

01/07/2014 19:21

Diego Costa është edhe zyrtarisht futbollist i Chelseat. Sulmuesi spanjoll me prejardhje braziliane ka nënshkruar me klubin anglez, pasi arritjes së marrëveshjes ndërmjet të dyja klubeve.

Costa ishte objektiv i Blues qe disa javë, ndërsa më në fund ka arritur marrëveshja. Përpos përfaqësuesit spanjoll, klubi londinez mund ta transferojë edhe futbollistin tjetër të Los Colchoneros, Filipe Luis.