ZYRTARE: Cesare Prandelli trajner i skuadrës nga Serie A

Cesare Prandelli i është rikthyer punës së trajnerit në Serie A.

Sport

07/12/2018 12:37

Ish trajneri i Fiorentinës dhe kombëtares italiane të futbollit, Cesare Prandelli, ka marrë drejtimin e Genoas.

Skuadra e Genoas ka konfirmuar Prandellin si trajner të ri të tyre.

“Cesare Prandelli ka arritur në Villa Rostan”, shkruan në postimin e bërë nga Genoa, përcjell ‘lajmi.net’.

Tekniku italian te Genoa do të zëvendësojë Ivan Juricin.

Genoa pas 14 xhirove në Serie A renditet në vendin e 14-të me 15 pikë./Lajmi.net/