ZYRTARE: Casillas vazhdon me Porton

Iker Casillas ka marrë një lajm fantastik.

Sport

20/03/2019 12:54

Iker Casillas e ka rinovuar kontratën me Porton.

Skuadra portugeze ka bërë me dije se zyrtarisht kanë arritur marrëveshje me portierin spanjoll për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

“Sot është një ditë speciale për mua”, tha fillimisht Casillas, përcjell lajmi.net.

“Ndjehem si në shtëpi në këtë klub. Kur erdhi shansi për ta rinovuar kontratën, nuk kam menduar dy herë.

“Dua të qëndroj këtu deri në fund të karrierës time. Klubi më dha gjithçka në këto vite, andaj dua ta shpërblej me trofe besimin e tyre.”, ka shtuar më tej spanjolli. /Lajmi.net/