ZYRTARE: Caktohet rimeçi ndërmjet Connor McGregor dhe Dustin Poirier

Është caktuar rimeçi i duelit ndërmjet Dustin Poirier dhe Connor McGregor.

Sport

02/04/2021 20:15

Sipas gazetarit Ariel Helwani, marrëveshja është nënshkruar nga Dustin Poirier dhe siç dihet Connor McGregor që një kohë ka bërë thirrje për një rimeç të tillë, transmeton lajmi.net.

Dustin Poirier ka nenshkruar zyrtarisht kontratën dhe tani mbetet vetëm për McGregor ta përfundojë. Meçi pritet të zhvillohet me 10 qershor të këtij viti.

Kujtojmë që Poirier mundi McGregor dhe u bë luftëtari i parë në histori që mundi irlandezin me nokaut./Lajmi.net/