ZYRTARE: Bullgaria publikon listën anti-Kosovë

Kombëtarja e Bullgarisë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

Sport

16/05/2019 14:59

Siç dihet, kombëtarja bullgare është në tranzicion dhe trajneri Krasimir Balakov ka bërë të ditur 28 lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Bullgaria përballet fillimisht me Republikën e Çekisë, ndërsa pas tre dite zhvillon ndeshjen me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Pas dy ndeshjeve, kombëtarja ballkanike ka tubuar vetëm dy pike dhe aktualisht mban pozitën e dytë.

Ndeshja e parë në ‘Fadil Vokrri’ përfundoi me barazim 1-1, ku djemtë e Bernard Challandes huqën mundësi të arta për të fituar tre pikë.

Ndeshja me Çekinë luhet më 7 qershor në Pragë, ndërsa pas tre dite në Sofje luhet përballja Bullgari – Kosovë.

Lojtari më i mirë i bullgarëve, Despodov është rikthyer në listën e të ftuarve.

Më poshtë lista e plotë e të ftuarve. /Lajmi.net/