ZYRTARE: Bujar Shabani largohet nga Drita

Drita ka njoftuar se futbollisti Bujar Shabani është larguar nga skuadra.

Sport

13/06/2021 18:11

Shabani edhe pse ka pasur edhe një vit kontratë, ka vendosur t’i ndajë rrugët me nënkampionin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Dritës pa ndërhyrje:

“FALEMINDERIT IKONË BUJAR SHABANI

2 herë kampion i Kosovës me FC DRITA

1 herë fitues i Superkupës së Kosovës

201 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat

16 gola të shënuar dhe 11 asiste

“Bongo” Bëri gjithmonë maksimumin dhe pas një kohe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej futbollistëve ikonë të klubit Bujar Shabani.

Bujari edhe pse kishte kontratë edhe një vit me klubin, pas nje bisede te gjatë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërishtë në një rol tjetër!

Buki ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësishtë për qdo pikë djerse që ka derdhur për klubin tonë.

Sot ishte dita e fundit e Bujarit me klubin tonë ku u përshëndet me të gjithë bashkëlojtarët, me staffin, ku ne shenjë mirënjohje drejtori gjeneral Feti Murseli dhe drejtori sportiv Valon Zymberi e nderuan Bujarin me dhuratë dhe mirënjohje”, shkroi klubi në Facebook.

Ndërkohë, pritet që Drita së shpejti ta kompletojë transferimin e Muharrem Jasharit./Lajmi.net/