Zyrtare: Braida në Barcelonë

Ariedo Braida është zyrtarisht “përforcimi” i ri në stafin teknik të Barcelonës. Ai ka nënshkruar kontratë në rolin e drejtorit sportiv të nivelit ndërkombëtar.

Sport

12/02/2015 14:03

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht Ariedo Braidan, në postin e drejtorit sportiv të nivelit ndërkombëtar, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të rinj.

“Sot në zyrat e klubit, Ariedo Braida ka nënshkruar kontratën e tij, nën shoqërinë e presidentit Josep Maria Bartomeu”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Barcelonës.

Komisioni i ri teknik i Barcelonës do të përbëhet nga Braida, Jordi Mestre, Javier Bordas dhe Carles Rexach.

“Jam shumë i lumtur që do të punojë në një klub të madh si Barcelona”, deklaroi Braida.