ZYRTARE: Borussia Dortmund gjen trajnerin e ri

12:17 | 22 Maj 2018

Lucien Favre vjen si trajner të skuadrës së Borussia Dortmund pas largimit të Peter Stoger.

Borussia e Dortmundit ka zyrtarizuar emërimin e Lucien Favre si trajner të skuadrës verdhezi pas largimit të Peter Stoger.

Zvicërani, i cili vjen nga radhët e Nice ka nënshkruar kontratë dyvjeçarë, pra do të qëndrojë në krye të Dortmundit deri në vitin 2020.

Për 60-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim në Bundesligë, pasi në dy periudhë të ndryshme ka drejtuar Herthen e Berlinit (2007-2009) dhe Borussian e e Moenchengladbahut (2011 – 2015).