Zyrtare: Borre në Atletico Madrid
Atletico Madrid ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin kolumbian Deportivo Cali për transferimin e sulmuesit Rafael Santos Borre.

Sport
Atletico Madrid ka realizuar një përforcim të ri.
Klubi nga Vicente Calderon ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin kolumbian Deportivo Cali për transferimin e sulmuesit Rafael Santos Borre.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Atleticon, por do të huazohet në Deportivo deri në fund të sezonit.
Borre ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje për Deportivon më 2015.