ZYRTARE: Bologna – Inter shpallet si e ‘braktisur’, “Neurazzurët” marrin fitore në tavolinë

Bologna kundër Inter është shpallur lojë e braktisur, kështu që “Nerazzurrët” duhet të fitojnë ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0, por vendasit ka të ngjarë të bëjë një apel dhe ta fitojnë.

Sport

06/01/2022 13:39

Inter mbërriti në “Stadio Dall’Ara” mëngjesin e sotëm për një ndeshje që ata e dinin se nuk do të luhej, transmeton lajmi.net.

Bolonja është urdhëruar në karantinë për pesë ditë nga autoriteti lokal shëndetësor, kështu që lojtarët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë dhe lëre më, të shkojnë në stadium dhe të luajnë kundër një ekipi tjetër.

Interi vazhdoi me ngrohjet në “Stadio Dall’Ara”, duke e ditur se nuk do të luante ndeshjen. Gjyqtari priti 45 minuta para se të shpallte ndeshjen të ndërprerë.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, kërkoi më shumë qartësi nga qeveria, duke kërkuar uljen e autoritetit të ASL për sa i përket ndalimit të lojtarëve dhe klubeve të luajnë.

Ai shtoi gjithashtu se përforcuesi i vaksinës duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë atletët për të shmangur karantinat e gjata në të ardhmen.

Lega Serie A ka miratuar një protokoll të ri të Serisë A sot dhe tre ndeshje të tjera do të mos zhvillohen: Fiorentina-Udinese, Atalanta-Torino dhe Salernitana-Udinese./Lajmi.net