ZYRTARE: Bertrand transferohet te Leicester City
Klubi anglez Leicter City ka arritur marrëveshje me futbollistin Ryan Bertrand.

Sport
Bertrand ka arritur marrëveshje për transferimin te Leicesteri, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.
Futbollisti është shprehur i lumtur pas kalimit te Leicester City.
“Jam vërtet i lumtur që jam këtu, kalimi në Leicester plotësoi vërtet ambiciet e mia të brendshme dhe atë që akoma dua të arrij në karrierën time”, tha ai.
“Leicester ka ndërtuar diçka të mahnitshme gjatë viteve të fundit, veçanërisht që kur Brendan Rodgers ka hyrë në skuadër. Është fantastike të jesh pjesë e këtij klubi fantastik dhe unë do të jap gjithçka për të provuar dhe bërë krenarë tifozët”, përfundoi Ryan Bertrand.
Lajmin për transferimin 31-vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në webfaqen e tyre. /Lajmi.net/
Experienced left-back @RyanBertrand3 has signed for Leicester City Football Club on a two-year deal! ?#WelcomeRyan
— Leicester City (@LCFC) July 15, 2021