Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.

Lajme

18/04/2019 19:47

Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar dhe vet ministri Hamza, duke thënë se së shpejti do ta dërgoj edhe kandidaturën me shkrim.