Zyrtare: Bayern Munich transferon futbollistin austriak, vjen nga rivali i Bundesligës

Mesfushori austriak, Konrat Laimer është zyrtarizuar si futbollist i ri i Bayern Munichut. 26-vjeçari është transferuar si futbollist i lirë te Bayern Munich dhe ka nënshkruar kontratë që e mban atë të lidhur me gjigantin bavarez deri më 30 qershor të vitit 2027, shkruan lajmi.net. Laimer së fundmi ishte pjesë e Leipzigut, ekipit të Bundesligës…

Sport

09/06/2023 11:27

Mesfushori austriak, Konrat Laimer është zyrtarizuar si futbollist i ri i Bayern Munichut.

26-vjeçari është transferuar si futbollist i lirë te Bayern Munich dhe ka nënshkruar kontratë që e mban atë të lidhur me gjigantin bavarez deri më 30 qershor të vitit 2027, shkruan lajmi.net.

Laimer së fundmi ishte pjesë e Leipzigut, ekipit të Bundesligës që fitoi Kupën e Gjermanisë pak ditë më parë.

“Konrad Laimer i është bashkuar FC Bayern me një kontratë deri më 30 qershor 2027. Mesfushori qendror 26-vjeçar kalon në Mynih si një transferim i lirë nga fituesi i Kupës DFB, RB Leipzig” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjerman.

“Është një ëndërr e realizuar për mua. FC Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë. Unë do të jap gjithçka për klubin dhe tifozët. FC Bayern gjithmonë ka qëllimet më të larta – ashtu si unë. Jam në vendin e duhur këtu. Unë jam në gjendje të jap vetëm 100 për qind, dhe kjo është ajo që do të vendos në çdo seancë stërvitore që nga dita e parë. Mezi po pres”, tha Laimer për faqen zyrtare të klubit pasi firmosi kontratën./Lajmi.net/