ZYRTARE: Bayern Munich – Barcelona zhvillohet pa tifozë, kjo është arsyeja

Tashmë është zyrtare, ndeshja mes Bayern Munichut dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve do zhvillohet pa tifozë.

Sport

30/11/2021 11:38

Përballja e ‘zjarrtë’ mes dy gjigantëve evropian zhvillohet javën tjetër në “Allianz Arena”, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i kationit të Bavarisë, Markus Soder ka konfirmuar se ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës do zhvillohet pa tifozë shkaku i gjendjes së keqe me pandeminë e COVID-19.

Ndërkohë, për Barcelonën ky mund të jetë lajm i mirë, ngase duhet me patjetër të arkëtojnë pikët e plota, që të sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Në rast që Barcelona nuk arrin ta mposht Bayernin, atëherë duhet të shpresojë që Benfica të dështoi ndaj Dynamo Kievit, sepse përndryshe do luajnë në Ligën e Evropës./Lajmi.net/