ZYRTARE: Barella nënshkruan kontratë afatgjate me Interin

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella e ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër, ka njoftuar klubi italian në faqen zyrtare.

Sport

05/11/2021 16:46

Barella ka nënshkruar një kontratë të re me Interin deri në qershor 2026 dhe paga e tij do të jetë rreth 5 milionë euro neto në sezon.

24-vjeçari është kandidat potencial për të marrë shiritin e kapitenit të skuadrës duke filluar nga sezoni 2022/23.

Mesfushori ka dhënë një mesazh për tifozët e tij pas rinovimit të kontratës:

“Përshëndetje të gjithëve. Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me këtë klub. Gjithë të mirat dhe Forza Inter!”, ka thënë italiani nëpërmjet një video në faqen zyrtare të klubit në Twitter.

/Lajmi.net