ZYRTARE: Barcelona ua vazhdon kontratat katër lojtarëve

Barcelona u ka rinovuar kontratat katër lojtarëve.

Sport

20/10/2020 23:33

Menjëherë pas fitores 5:1 ndaj Ferencvaros, katalanët në llogarinë zyrtare të klubit kanë njoftuar vazhdimet e katër kontratave të lojtarëve, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për Gerard Pique që ka nënshkruar deri në vitin 2024, Andre Ter Stegen deri në vitin 2025, Clement Lenglet deri në vitin 2026 dhe Frankie de Jong deri në vitin 2016.

Befasi është kontrata për Gerard Pique i cili ka 33 vjet, dhe tani do të jetë pjesë e katalanëve deri në moshën 37 vjeçare.

Kujtojmë se Pique pas humbjes nga Bayern Munich sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, ishte shprehur i gatshëm të largohej nga klubi nëse i kërkohej një gjë e tillë./Lajmi.net/