Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Griezmann

Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e Antoine Griezmann

Sport

12/07/2019 15:26

Tash e disa javë, Griezmann ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u lidhur ngushtë me një kalim tek Barcelona.

Mbrëmë është raportuar se katalanët kanë paguar klauzolën e lojtarit prej 120 milionë eurove, por sot faqja zyrtare e skuadrës ka njoftuar për zyrtarizimin e transferimit, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbaj në klub deri në qershor të vitit 2024.

Barcelona i ka vendosur lojtarit një klauzolë prej 800 milionë eurove. /Lajmi.net/