ZYRTARE: Barcelona ndërpren kontratën me Fernandes

Barcelona ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së lojtarit, Matheus Fernandes.

Sport

29/06/2021 14:30

Braziliani nuk është në planet e Ronald Koeman, andaj edhe katalunasit vendosën t’ia ndërprejnë kontratën, pasi edicionin e kaluar nuk e gjeti formën e duhur, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Barcelonës:

“FC Barcelona informon se mesfushori ofensivë Matheus Fernandes ka ndërprerë kontratën që e lidhte me klubin deri në qershor të vitit 2025”, shkroi klubi.

Pritet që ditët në vijim të vendoset për të ardhmen e Fernandes, ku kërkohet nga disa klube të Premierligës dhe Seria A./Lajmi.net/