ZYRTARE: Barca e humb për gjashtë muaj Rafinhan
Mesfushori Rafinha nuk do të mund të ndihmojë Barcelonën për gjashtë muaj.

Sport
Skuadra katalane ka konfirmuar se mesfushori Rafinha do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.
Reprezentuesi brazilian të martën i është nënshtruar një operimi në gju, dhe do të mbetet jashtë fushës për gjashtë muaj, shkruan lajmi.net.
25 vjeçari është lënduar në barazimin 1:1 të Barelonës në derbin ndaj Atletico Madrid.
Rafinha është i pafat në aspektin e lëndimeve, ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë edhe në të kaluarën./Lajmi.net/