Zyrtare: Balotelli në Liverpool
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Mario Balotelli nga Milan. Reprezentuesi italian ka nënshkruar kontratë afatgjate me gjigantin nga Anfield.

Sport
Mario Balotelli është zyrtarisht futbollist i ri i Liverpoolit. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me Reds.
Gjiganti nga Anfield ka bërë të ditur transferimin e sulmuesit nga Milan në marrëveshje që besohet se vlen rreth 16 milionë funte.
Balotelli bëhet përforcimi i nëntë në skuadrën e menaxherit Brendan Rodgers, deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Balotelli më herët gjatë ditës së sotme ka zhvilluar stërvitjen e parë me uniformen e Reds. Kurse, tani, Liverpool ka publikuar një njoftim duke njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes.